Skip to content

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Ja si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi gjithmone drgë kur…

ktorja Monika Lubonja ishte një nga protagonistet e videove intime të kompozitorit Adrian Hila, regjistruar në mënyrë të fshehtë në studion e tij muzikore, përshtatur si motel. Mikesha të saj kanë theksuar se aktorja po kalon një situatë të vështirë shpirtërore pas publikimit të videove. Si për ironi, tre vjet më parë, Lubonja tha se mund të merrte pjesë në një film erotik.

Kur ishte pjesë e BBVIP, aktorja Monika Lubonja pranoi se konsumonte lëndë narkotike. “Po të kem emocione të forta, po të kem ankth (se mua ankthi më vjen nga stomaku deri në fyt e s’më lë të flas, e dua se s’bën”, tha ajo.

Këto ditë, mes mikeshave që po i qëndrojnë pranë dhe po i japin forcë Monika Lubonjës për të kaluar tronditjen psikologjike, mësohet se është edhe gjyqtarja e Apelit Administrativ, Ina Rama, ish kryeprokurore. Rama dhe Lubonja mësohet se janë vajza tezesh dhe kanë kaluar bashkë fëmijërinë në Durrës. Në një intervistë të kahershme, Monika Lubonja ka folur për miqësinë me Ina Ramën.

“Ina është si motër për mua. Unë jam gocë e vetme. Mamaja ime me mamanë e Inës janë shumë të afërta me njëra-tjetrën, kushërira. Por tek ne nuk ndodhi kjo e përhershmja, lidhje fisi, por ndodhi që ne u lidhëm si natyra. U lidhëm që të vogla. Unë shkoja në Durrës; në ato vite, plazhi ka qenë i mrekullueshëm dhe Ina vinte në kohën e dimrit tek unë. Madje një herë në ’85-ën ra borë, jemi kënaqur. Kanë qenë disa shije fëmijërie të bukura. Unë jam pak pasionante kështu, flas, bëj, Ina gjithmonë më e tërhequr, më dëgjuese ndaj të tjerëve. Shumë e fortë dhe e brishtë njëkohësisht në brendinë e saj. Do të thoja, një njeri me vlera të jashtëzakonshme.

Ai që e ka afër, ia di… Ina është e ftohtë, është racionale. Në momentin që një njeri është i ftohtë dhe racional, ekuilibrat e vet di t’i mbajë mirë. Për sa i përket pastaj Monikës me Inën, ne mbetemi gjithmonë ato gocat e vogla, që i besonim njëra-tjetrës shumë gjëra.

Vetë ky 5-vjeçar, donte s’donte do të na ndante, sepse ajo ishte më e angazhuar me punën, por ka qenë gjithmonë dhe do jetë gjithmonë, sepse ajo është njeriu më i afërt i imi, pjesë e gëzimeve të mia. Ina është një femër shumë kavaliere, bën shumë për shoqërinë dhe të afërmit e saj, dhe e ka thënë shumë herë këtë, që “pas përfundimit të mandatit do laj ‘borxhet’, do t’i kushtohem shoqërisë dhe familjes“, ka rrëfyer Monika Lubonja.

Published inBank

Comments are closed.