Skip to content

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”, Erion Braçe e ka me Edi Ramën: I jep mesazhin e “koduar” që befason të gjithë

Erion Braçe ka folur me tone të drejtpërdrejta për marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste dhe mënyrën se si duhet të sillet një lider me njerëzit që ka rreth vetes.

I ftuar në “Takohemi n’Vizion”, deputeti socialist dha një mesazh që vjen në një moment kur ai vetë ka pasur përplasje dhe qëndrime të ndryshme me kryeministrin Edi Rama për çështje të ndryshme politike. Në korrik, Braçe kishte reaguar edhe ndaj raportimeve për një përplasje me Ramën gjatë një mbledhjeje të PS-së.

Duke folur për karakterin e tij dhe mënyrën se si ka zgjedhur të sillet në politikë, Braçe tha se e ka preferuar gjithmonë që kundërshtitë të shprehen hapur dhe jo pas dyerve të mbyllura.

Ai theksoi se është më e vështirë të thuash “JO” brenda të njëjtës forcë politike, pasi kundërshtimi mund të shihet si cenim autoriteti. Në këtë pikë, Braçe dha edhe mesazhin për mënyrën se si, sipas tij, duhet të sillet një udhëheqës.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Ke shumë vite në politikë.

Braçe: E kam filluar që në 1991. Siç dolëm nga lëvizja demokratike, pati hapa pas. Shihja se si pedagogët e mi pushoheshin nga puna, ishte komplet tjetër gjë dhe u deformua në tjetër gjë, vazhdova ato 5 vite, deri në 96-ën kur kandidova për deputet.

Fjora: Politika të ka dhënë apo të ka hequr?

Braçe: Unë i kam bërë të gjitha, lexim, sportin, edukimin, marrëdhëniet me njerëzit. Një nga të mirat më të mëdha është se njoh njerëz, të mësoj prej politikanësh atë që mund të mos e kisha bërë. Edhe gazetarinë e kam bërë, edhe karrota kam shkulur, edhe jam përplasur.

Fjora: Nuk ke qenë asnjëherë profili klasik, ke qenë gjithmonë rebel?

Braçe: Është pjesë e karakterit.

Fjora: Të ka shkaktuar probleme?

Braçe: Po, si jo. Gjërat tani ndodhin edhe në publik, kush mendon se i cenohet autoriteti nga ai që nuk mendon si ai, e dëshiron faktin që ta thotë në publik, që ja, unë ia mbyll gojën këtij, kështu s’ka ndodhur gjë që është atje matanë. Unë e kam preferuar vetë që gjërat të ndodhin publikisht. Një marrëveshje pas perdeve, edhe nëse ka një impakt pozitiv, përsëri është një gjë atje matanë që e dyshojnë, e sulmojnë, kështu që më mirë në publik. Kam vënë re dy gjëra, e kanë kuptuar edhe të tjerët që unë e dua këtë gjë në publik. Dhe nuk bëjnë më mbledhje në prezencën time, heqin ligje kur jam unë.

Fjora: Qenka më e vështirë të thuash JO brenda llojit tënd, se brenda kundërshtarit politik?

Braçe: Po, e vështirë është. Kundërshtari politik e paragjykon atë gjë, kurse brenda lloji njihet si cenim autoriteti. Unë e kam menduar gjithmonë, nëse do që të jesh realisht udhëheqës i fortë, jepi liri të gjithë atyre që punojnë me ty, mos e prano thënien e gjërave që nuk janë reale. Nëse do të jesh udhëheqës i fortë, me përkrahje, jepi liri njerëzve, sepse ti u respekton lirinë.

Published inBank

Comments are closed.