Monika Lubonja reagoi sonte për herë të parë duke thyer heshtjen disa ditore pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adi Hila. Aktorja akuzonte këtë të fundit se kishte përdorur besimin e saj duke regjistruar video pa dijeni. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Lubonja tregonte edhe kallëzimin e depozituar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës. Ajo e akuzonte Adi Hilën për dy vepra penale: Fyerje dhe Ndërhyrje në jetën private.
Të dyja këto pretendime janë të parashikuara edhe në Kodin Penal Shqiptar. Saktësisht “Fyerja” është cilësim i nenit 119 të Kodit Penal që sanksionon gjobë ose burgim deri në 6 muaj. Ndërsa “Ndërhyrje në jetën private”, legjislacioni ynë penal e ka parashikuar në nenin 121. Në këtë rast masa shtrënguese është më e rëndë. Nëse prokuroria gjen të sakta pretendimet e Lubonjës dhe gjykata i aprovon ato, për nenin 121, Adi Hila rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Aktorja shkruante ndër të tjera se “kishte besim te drejtësia” se dhe “kësaj çështje do t’i shkonte deri në fund” për t’i dhënë “dënimin e merituar Adi Hilës

Comments are closed.