Një punonjës policie në Krujë është dhunuar mbrëmjen e kaluar teksa ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja. Bëhet me dije se punonjësi i Patrullës, është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli.
Autorë që dhunuan 19-vjeçarin janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjetin social Instagram. Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt.
Vajza me të cilën komunikonte efektivi është nën moshën 18 vjeç.
Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje. Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.

Comments are closed.