Skip to content

Ministri Demo jep lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj, në Akademinë e Sigurisë. Gjatë fjalës së tij, ministri Demo dha dhe një lajm të rëndësishëm, teksa premtoi një rritje të konsiderueshme page për punonjësit e policisë.

“Unë besoj që ne shumë shpejt, duke filluar që me politikën e pagave, dhe po e them dhe këtu sot zyrtarisht, që ne jemi në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit. Do të jetë një rritje e konsiderueshme. Prandaj ditën që ju do të dilni në detyrë do të jeni trajtuar më mirë se paraardhësit tuaj”, evidentoi Demo.

Sipas ministrit, ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një standardi të ri për trupën e Policisë, duke kombinuar përgjegjësinë profesionale me vlerësimin dhe mbështetjen që punonjësit meritojnë.

“Një standard i ri unë besoj që fillon nga brezi i ri, e unë jam i bindur që ju do të jeni shembulli më i mirë i asaj çfarë ne duam të projektojmë për të ardhmen, gjithmonë duke ndjekur eksperiencën e ndërtuar prej vitesh e vitesh në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur praktikat më të mira të konsoliduara në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur të gjithë atë që është realizuar me shumë mund dhe në kohë të vështira, nga të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit”, nënvizoi ministri.

Published inBank

Comments are closed.