Skip to content

Brace del publikisht kunder reformes territoriale

Deputeti socialist Erion Braçe ka kundërshtuar publikisht nga foltorja e Kuvendit reformën administrative territoriale që pritet të votohet sot.

Braçe tha se ka patur një mungesë të theksuar transparence për të dhënat, aktet dhe ekspertimet jo vetëm mes socialistëve dhe demokratëve por edhe brenda grupit të socialistëve.

Ai tha se reforma nuk është e qëndrueshme dhe u shpreh i bindur se do të ndryshohet sërish.

“E kam dëgjuar ditën e sotme se harta është produkt i mundësive politike. E kam dëgjuar edhe më parë, këtu jemi edhe sot, edhe kjo hartë e cila me gjasë do ndryshojë edhe njëherë do të marrë fuqi nga 2031. Parimet janë shkelur, nuk janë zbatuar njësoj kudo, në territorin e vizatuar nga kjo hartë, dhe kjo u tha hapur. Ne ndryshojmë jetën e njerëzve në 15 bashki me këtë ligj.

Madje ndryshojmë jetën e njerëzve edhe në bashkitë që ato përthithin. Por kaq me lehtësi e marrin ne këtë? Ata njerëz kanë bërë plane, për familje, për jetë. Duhet transparencë për të dhënat, për aktet, për ekspertimet, jo thjesht hedhje të disa letrave matanë. Transparencë efektive nuk ka patur, jo për shkak të ndarjes partiake, por as në nivel grupi, as në nivel profesional grupi, as në komisione.

Këto kompetenca u transferuan pa buxhet, ose me buxhet të pamjaftueshëm. Po 46 kompetenca kanë sot bashkitë. Një pjesë e madhe e tyre janë formale, për të mos thënë banale. Prodhimi, transportimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm janë funksion i bashkive. Po seriozisht e thoni këtë? Po nuk kemi krijuar ne disa Sha që nuk janë nën kompetencë të bashkive? Ne po na mbysin lumenjtë në Lushnjë e Divjakë. Dua te ndalem edhe te thelbi. Aty flitet për decentralizim të kompetencave”, deklaroi Braçe.

Published inBank

Comments are closed.