Skip to content

Pas pak orësh do bëhet nami, në keto qytete uji do përmbysë vendin, Instituti i Gjeoshkencave jep lajmin urgjent

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare.

Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata, referuar njoftimit zyrtar.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë.

Përsa u përket temperaturave të ajrit, sot, ditë e shtunë, ato minimale dhe maksimale pritet të arrijnë në bregdet: 18 / 20°C, në vendet e ulëta: 17 / 20°C dhe në vendet malore: 12 / 17°C.

Sot pasdite dhe nesër (e diel, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë. Instituti i Gjeoshkencave informon se sot dhe nesër nuk ka rrezik për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Sondazh

Published inBank

Comments are closed.