Prej orësh po vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit të me tritol të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, nga i cili humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo Hunderri’. Ndërsa i plagosur mbeti dhe 26-vjeçari Erigels Mela.
Burime për mediat bëjnë me dije se sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gram. Mësohet se Erigels Mela është djali i një ish-prokurori në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa aktualisht bëhet me dije se e ëma, Mimoza Mela, punon si sekretare në të njëjtën Prokurori.
Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit që shkundi mbrëmë Gjirokastrën, janë në vijim janë mësuar dhe lëvizjet e fundit të Beqir Devollit. pak para orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, 45-vjeçari kishte pirë kafe me një shok, pastaj ai ka hipur në makinë për t’iu drejtuar banesës së tij. Gjatë rrugës, rreth 700 metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi, në automjet ka hipur edhe Erigels Mela. Ndërsa thuhet se dyshja ka qenë shpesh-herë e kërcënuar nga disa persona, të cilët mbeten “enigmë”, por nuk dihet nëse të njëjtët persona i morën jetën “Çilo Hunderrit”.
Atentati me tritol në Gjirokastër i merr jetën Beqir Devollit, 45-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital
Një vit më parë, mjeti i Erigels Melës, tip “Range Rover” u përfshi nga zjarri. Ndërkohë që Devolli ka qenë nën “arrest shtëpie” në Tiranë për dy vjet.
Pista e hakmarrjes është në qendër të hetimeve për atentatin ndaj biznesmenit Beqir Devolli, ndërsa paraprakisht dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy autorë, të cilët mendohet se e kanë ndjekur automjetin deri në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Po ashtu, në kuadër të hetimeve, bëhet me dije se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banke të nivelit të dytë, të cilat raportohet se kanë regjistruar ngjarjen dhe pritet që të ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar dhe në rindërtimin e dinamikës së atentatit.
Teksa hetimet vijojnë, raportohet se ‘Çilo Hunderri’ është ndjekur për afro 3 kilometra para se të hidhej në erë automjeti i tij. Burime për mediat bëjnë me dije se Beqir Devolli ndjekja e ka nisur që nga zona e Viroit dhe ka përfundoi në bulevardin “18 Shtatori” ku ndodhi shpërthimi. Autorët kanë pritur që të të boshatisej rruga dhe kanë aktivizuar shpërthimin me tritol duke hedhur makinën në erë.
Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, megjithatë po hetohen disa pista. Njëra pistë lidhet me aktivitetin e viktimës jashtë Shqipërisë, pasi dyshimet janë se ai ishte i përfshirë në trafikimin e drogës në Greqi.
Ndërsa, pista tjetër është ajo e hakmarrjes, e lidhur me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, rreth dy javë më parë. Sakaq mësohet se Devolli sapo ishte kthyer nga Tirana pak para se të ndodhte shpërthimi në automjet. Ai kalonte goxha ditë në Tiranë, ndërsa familja e tij bëhet me dije se banon në një fshat të Gjirokastrës.

Comments are closed.