Skip to content

Greqi, 58-vjeçari në gjendje të rëndë, detajet e para

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes një shqiptari dhe të mituri në Greqi, ku bëhet me dije se debati mes tyre ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Sipas mediave greke mësohet se i plagosur ka mbetur një 58-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili thuhet se gjatë mbrëmjes së djeshme u sulmua dy herë me thikë në bark, brenda shtëpisë së tij, në Agia Galini në Rethymno të Kretës.

Rrethanat e ngjarjes deri më tani mbeten të paqarta, megjithatë autoritetet po shqyrtojnë provat që mund të çojnë në identifikimin e të riut.

Sakaq bëhet me dije se i plagosuri u transferua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Moira, ku iu dha ndihma e parë dhe u bënë përpjekje për të stabilizuar gjendjen e tij. Më pas, për shkak gjendjes së tij të rënduar shëndetësore ai u transportua me ambulancë të EKAB për në PAGNI.

Hetimet e policisë janë në kulmin e tyre, ndërsa shërbimet kompetente janë në kërkim të 17-vjeçarit dhe po hetojnë rrethanat e sakta të sulmit të përgjakshëm. Pritet që të kemi detaje të reja në vijim.

Published inBank

Comments are closed.