Një takim larg zyrave zyrtare, një dosje korrupsioni dhe një deklaratë që prek drejtpërdrejt besueshmërinë e SPAK.
Gazetari Almer Toska ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke pretenduar se Belinda Balluku dhe Altin Dumani janë takuar gjatë verës së vitit 2024, në banesën e vjehrrit të këtij të fundit.
Toska shkon më tej, duke e cilësuar Dumanin si njeriun e besuar të Ballukut brenda SPAK.
Sipas gazetarit, Edi Rama përdor ndikimin e tij për të ushtruar presion mbi prokurorin Dritan Prençi dhe hetuesit e dosjes Balluku.
Por çfarë ka ndodhur realisht pas dyerve të mbyllura?
Pse do të zhvillohej një takim i tillë jashtë institucioneve? Kush e organizoi? Dhe a ka lidhje ky takim me mënyrën se si është trajtuar dosja Balluku?
Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje publike.
Kur emri i drejtuesit të SPAK përfshihet në deklarata që ngrenë dyshime për marrëdhënie me një zyrtare të lartë nën hetim, transparenca bëhet domosdoshmëri.
KUSH E HETON NJË DYSHIM QË PREK VETË SPAK-UN?
youtube.com/shorts/diqs_FgFbaA?source_ve_path=NzY3NTg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fngrihu.media%2F

Comments are closed.