Skip to content

Policia i th*en këmbën protestuesit, këmba i v*ret teksa e marrin 10 policë (Video)

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku një student shihet në gjendje të rënduar fizike, pasi është dhunuar nga efektivët e policisë.

Sipas pamjeve, të riut i është thyer këmba gjatë përplasjes, ndërsa nga dhuna e ushtruar ndaj tij ka humbur edhe ndjenjat.

Në pamjet e publikuara, studenti shihet teksa mbahet nga efektivët dhe transportohet me duar, në pamundësi për të lëvizur vetë.

Ngjarja vjen pas përshkallëzimit të protestës dhe përplasjeve të dhunshme mes studentëve dhe forcave të rendit, ku janë përdorur edhe gaz lotsjellës e autobotë uji.

Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si u zhvillua ndërhyrja policore dhe mbi përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Published inBank

Comments are closed.