Një i ri humbi ndjenjat sot në zonën e ish-Bllokut, pasi u rrethua nga furcat e policisë, të cilët i kërkuan të identifikohet dhe të hiqte maskën që mbante.
Në atë moment, ai ra në tokë pasi besohet se nuk u ndje mirë, ndërsa ishin vetë policët ata që i dhanë ndihmën e parë duke e përmendur.
Një javë më parë kërcënonte me vdekje protestuesit
“Nuk jam pjesë e protestës”, u thoshte ai policëve, por ajo që rezulton është se i riu ka qenë pjesë e një përplasjeje edhe më serioze në protestën përpara Kuvendit 8 ditë më parë, kur protestat ishin paqësore.
Bëhet fjalë për Luiz Shetën, i cili gjatë protestës në atë kohë u konfrontua me një burrë të moshuar, dhe më pas doli në rrjetet sociale duke e kërcënuar atë dhe pjesën tjetër të protestuesve.
“Dua të them ju protestuesa jeni për tu varur. Ai plaku që erdhi më ra me shpullë nuk e ka jetën e gjatë, pasi i janë vënë prapa njerëzit. Një nga një, të gjithëve”, kishte kërcënuar më parë ai.
Mbrëmjen e sotme ai është lokalizuar në zonën e ish-Bllokut. Mbetet e paqartë nëse ai është ndaluar rastësisht, apo nëse policia e kërkonte më herët dhe ka pasur informacion për të.

Comments are closed.