Skip to content

Totalisht i dorëzuar??!! Ekskluzive! Edi Rama anullon vizitën zyrtare në Austri! Çfarë po ndodh në prapaskena

Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Edi Rama kishte planifikuar në axhendë një vizitë zyrtare në Vjenë ku do të pritej me nderime ushtarake nga kancelari federal Christian Stocker.

Por siç mësojnë burime të Vox News në Kryeministri, për shkak të përshkallëzimit të protestës së të rinjve në kryeqytet, kryeministri Rama ka vendosur ta anulojë vizitën.

Vizitës së planifikuar të Ramës në Vjenë, i pati kushtuar vëmendje edhe gazeta e njohur austriake “Kurier”, që e cilësonte udhëtimin e kryeministrit shqiptar si një “pushim të mirëpritur” nga protestat.

Media në fjalë nënvizonte se Austria është ndër investitorët e rëndësishëm të huaj në vend, ndërsa shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë shënuar rritje. Media austriake shkruante se vizitat zyrtare në Austri kanë një rëndësi të veçantë për Tiranën, duke pasur parasysh lidhjet e konsoliduara ekonomike dhe interesat e përbashkëta.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama pati një reagim të gjatë nga zyra e tij, sa i takon protestave.

“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi ai për gjithë rrëmujën e krijuar në kryeqytet, ndërsa theksoi se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës së verbër që kërkon gjak.

Sipas tij, nuk janë studentët ata që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”.

Rama ritheksoi se personi që qëndron pas protestave të dhunshme është kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Ai matuf që del e bën thirrje për dhunë nga mëngjesi deri në darkë dhe nga ata rreth tij, që janë njësoj si ai, të tredhur dhe agresivë.”

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Published inBank

Comments are closed.