Policia ka dhënë informacion shtesë në lidhje me gjetjen e një trupi pa shenja jete pranë lumit Lana.
Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet I.L 72 vjeç.
Më herët, efektivët informuan për gjetjen e një trupi pa shenja jete pranë shtratit të lumit Lana.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, për gjetjen pa shenja jete të një shtetasi, në lumin Lanë, bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë.
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e një personi të pajetë në lumin Lana, në Tiranë, këtë të diel.
Në njoftim thuhet se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë ndërsa sipas të dhënat paraprake të policisë “dyshohet se në gjendje të dehur, ai është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”.
Njoftim i i policisë
“Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas. Bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shiko në:

Comments are closed.