Saimir Korreshi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku pretendohet se dy persona, pjesë e Policisë së Shtetit debatojnë me njëri-tjetrin.
Është e paqartë arsyeja, ndërsa deputeti i PD-së shkruan se shkak i diskutimit mes tyre është bërë dhuna ndaj fëmijëve. “Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dëgjohet njëri teksa thotë në video.
Tensioni është i qartë, ndërsa të tjerë kanë ndaluar t’i shohin. Ndërkaq, personi tjetër i kthehet në fund dhe i thotë: “Mos m’u bëj si gjeneral brigade. Për kok të fëmijëve me mua nuk ndahesh mirë”. Një episod i paqartë që nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht mes tyre, tanimë me protestën që është mbyllur për ditën e sotme. Ndërkaq, Korreshi ka zgjedhur të shkruajë në diçiturë: “Cfare ndodh kur leket hyjne ne mes, kolegu nuk njeh kolegun, policet zihen me njerit tjetrin.
Midis atyre horrave, banditeve dhe sherbetoreve te krimit ka dhe njerez te dhimbsur qe nuk durojne dot kete dhune brutale, i dhimbsen ata te rinjt, ndersa kolegu tij qelbesire i ben ironi , do te haj kockat qe i hedh Edi Rama”.

Comments are closed.