Skip to content

VIDEO/ ‘’Babi ka dy javë që ka vdekur’’/ Fadili, 17 vjeç që u arrestua: Dal në protestë sepse na hoqën ndihmën ekonomike

Mes shumë hallesh dhe vuajtjeve, në një banesë të vjetër, por i buzëqeshur dhe me dinjitet. Fadil Balliu, 17-vjeçari që u shoqërua në Komisariat pas protestave të dhunshme në Tiranë mes studentëve dhe policisë, ka rrëfyer përditshmërinë e tij.

Ai thotë se i ati nuk ka shumë që i ka ndërruar jetë dhe atyre u kanë ndërprerë edhe ndihmën ekonomike. Nga Bërxulla ai shkon çdo ditë në shkollë me biçikletë dhe vështirësitë e jetës e kanë nxjerrë në protestë.

Ka qenë deputetja Jorida Tabaku e cila ka publikuar rastin duke thënë se këta janë shqiptarët që dalin në protestë, duke kundërshtuar kështu kryeministrin Rama për ‘duart e huaja’ në këtë revoltë.

‘’Historia prekëse e Fadilit është dëshmia se kush po proteston sot dhe përse.

Nuk ka as agjenturë të huaj, as duar të errëta, as protestues të importuar! Janë shqiptarë si Fadili, që udhëtojnë me biçikletë për në shkollë dhe të cilëve u ndërpritet çdo ndihmë ekonomike.

Është Shqipëria e harruar, e lënë pa mbështetje dhe pa zë, që sot është ngritur në këmbë’’, shkruan Tabaku.

Published inBank

Comments are closed.