Skip to content

A ju shkarkoi Ergys Agasi si ministër i Brendshëm? Nikollë Lesi gozhdon Taulant Ballën, ish ministri detyrohet të thotë që

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lëshuar akuza të forta ndaj katër figurave të opozitës, duke deklaruar se kanë përvetësuar gradualisht protestën studentore. I ftuar në emisionin “Koha Jonë-Debat”, përballë Nikoll Lesit, Balla përmendi Sali Berishën, Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin, të cilët i bëri përgjegjës edhe për aktet e dhunës gjatë protestave.

“Protestën e vodhën pak nga pak, Saliu i pari, Agron Shehaj i dyti, Lapaj i treti dhe Qori i katërt”, deklaroi Balla, duke theksuar se në demokraci pushteti nuk përcaktohet nga protestat, por nga vota e qytetarëve.

Debati u ndez kur Lesi e pyeti nëse Partia Socialiste kishte ndërhyrë për të përçarë protestën. Balla e mohoi kategorikisht, ndërsa pretendoi se 90% e televizioneve shqiptare janë kundër qeverisë.

Përplasja vijoi edhe me përmendjen e Ergys Agasit dhe pretendimeve për ndikimin e tij në largimin e Ballës nga posti i ministrit të Brendshëm. Balla nuk iu përgjigj drejtpërdrejt këtyre pretendimeve, por u ndal te mbështetja për Policinë e Shtetit, duke dënuar ashpër sulmet ndaj efektivëve gjatë protestave.

Më poshtë, pjesë nga debati mes Taulant Ballës dhe Nikoll Lesit:

Balla: Edhe në Shqipëri do të ketë parti të dala nga protestat, dhe ju e paskeni thënë shumë mirë. Unë u kam thënë, formoni parti dhe në këtë sistemin që kemi zgjedhur, nuk e caktojnë më sheshet se kush qeveris dhe kush është në opozitë. Këtë e përcakton vota. Padyshim që sheshet të premten para zgjedhjeve kanë një peshë të madhe. Unë, të them të drejtën, në Serbi, të enjten kur ishte mitingu i fushatës, e kuptova që Lista e Studentëve kishte fituar zgjedhjet, aty kishte 500 mijë vetë. Por prapëseprapë, nuk e ndalën procesin të enjten, meqë kemi 500 mijë veta në shesh, dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet të dielën. Por duhet të presim, sepse lëvizje të kësaj natyre janë të përkohshme dhe pastaj, kur marrin përgjegjësinë për të qeverisur, është diçka tjetër. Aktualisht protestën e vodhën pak nga pak, Saliu i pari, Agron Shehaj i dyti, Lapaj i treti dhe Qori i katërt. Dhe këta të katërt kanë përgjegjësi edhe për ato aktet e dhunës.

Lesi: Ju si PS, nuk keni futur duart për ta përçarë si protestë?

Balla: Ku?

Lesi: Ndoshta nuk ke informacion ti.

Balla: Jam kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së dhe ju deklaroj me përgjegjësi që nuk është në natyrën e PS-së që të përfshijë njerëz. Ju e dini që sot 90% e kohës televizive në Shqipëri merret nga protesta dhe opozita. A e dini ju që sot 90% e televizioneve janë kundër qeverisë?

Lesi: Ato televizione që ju i keni dhënë leje ndërtimi, resorte turistike, që i keni përkëdhelur dhe që tani janë kundër, ata në fakt me të drejtën e tyre. Sepse edhe kryeministri tha “Ekranet kriminale”, pse nuk i thotë me emra?

Balla: Ke 90% të televizioneve kundër qeverisë, e cila ka zhbërë të gjithë këtë propagandë të ngritur prej shumë vitesh, sepse këto përqindje nuk janë sot. Edhe para 6 muajsh, kur nuk kishte protestë, 60% të kohës televizive e kishte opozita. Por nuk ka asnjë problem.

Lesi: Këto informacione që nuk keni futur duart në protestë, folët si ish-ministër i Brendshëm? Sepse pavarësisht se çfarë thonë portalet dhe disa media, që të shkarkoi Ergys Agasi, dhe në fakt më mirë nëse të ka shkarkuar Gysi, sepse ka informacione nga rruga e burgut që do të jetë kjo dosja e Ergys Agasit një skandal i vërtetë për mazhorancën, por ti ke shpëtuar, se e bën gjumin i qetë.

Balla: Gjatë kohës që kam qenë ministër i Brendshëm, familja juaj ka kaluar një fatkeqësi, u nda nga jeta vëllai juaj, që ishte një nga punonjësit më të mirë të shtetit prej vitesh, edhe kam qenë në familjen tuaj për ngushëllim në Lezhë. Dhe dua të them një gjë: Policia e Shtetit është një organizatë që nga ana e ministrit të Brendshëm kërkon vetëm mbështetje dhe nga ana e qeverisë kërkon më shumë investime. Lajmi i mirë me buxhetin është që do të kemi një rritje pagash, ashtu siç e kam dëshiruar, të them të vërtetën, kur isha ministër i Brendshëm. Në kushtet ku jemi, duhet të kuptojmë që këto ditë kanë qenë ditë të zeza për kulturën e publikut me Policinë e Shtetit. Nuk qëllohet Policia e Shtetit, nuk hidhet molotov, sepse është akti më i rëndë, dhe pastaj kur reagon Policia e Shtetit, por sjellja është e patolerueshme.

Published inBank

Comments are closed.