Skip to content

E fundit! Biznesmeni i njohur shqiptar i burgosur në gjëndje kritike për jetën, dërgohet me urgjençë spital, thuhet se ka

Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt një spitalit të QSUT në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.

Sipas informacioneve paraprake, publikuar nga gazetari Senad Nikshiqi, Bruli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Mir Bruli u arrestua më 17 maj 2024 në Velipojë, gjatë një operacioni të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në disa qytete të vendit.

Më 29 prill të këtij viti u dënua me 9 vite burg nga GJKKO ndërsa me vendim të shkurtuar 6 vite ndërsa ende nuk është dhënë vendimi i formës së prerë nga apeli i GJKKO.

58 vjeçari u gjet fajtor për transportimin e disa shtetasve të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, në mënyrë ilegale nga Mali i Zi drejt Shqipërisë

Bruli është i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.

Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Pëllumb Gjokën për sigurim të kushteve për vrasjen e dy personave dhe e dënoi atë me 6 vjet, ndërkohë që ish-funksionari i policisë, Ardit Hasanbegaj u dënua me 5 vjet burg.

Ndërkohë, Gjoka po përballet edhe me një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme së bashku me dy shtetas të tjerë për akuzat e vrasjes së Gjin Ndoj (Boriçit), si dhe për sigurim të kushteve për vrasje të personave të tjerë.

Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca me të dhënat e siguruara nga aplikacionet e koduara Sky ECC.

Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal.

Published inBank

Comments are closed.