Skip to content

Sali Berisha ndaj socialistët: Meritoni

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, pasi demokratët janë ngritur dhe këtë herë duke bllokuar foltoren e duke i ndërprerë fjalën kryeparlamentarit Niko Peleshit.

Pasi përplasën fort me duar mbi tavolinat, duke mos lejuar kryeparlamentarin të vijonte me fjalën e tij, mes tensionesh fjala iu dha lideri demokrat Sali Berishës.

Duke folur për situatën aktuale që ka mbërthyer Tiranën, përplasjet mes efektivëve dhe qytetarëve që protestojnë, Berisha iu hakërrye socialistëve duke i kërcënuar ata haptazi në Parlament se janë ata që meritojnë plumba e shkopa gome, kocka të thyera e kafka të çara.

“Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, më të papara gjatë pushtimeve, në rrugët e Tiranës u thyen kockat e të rinjve, u çanë kafkat, u përdoren mjete më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarët që e shikoni këtu janë më kriminelë se ata që çajnë kafka. Meritojnë këta gazin lotsjellës plumbat e gomës kafkat e çara, kockat e thyera.”, tha Berisha.

Pas kërcënimeve të Berishës, kryeparlamentari Niko Peleshi i ndërpreu fjalën atij duke i bërë të ditur se gjatë seancës së sotme nuk do të ketë më të drejtën për të folur. Vendimi i marrë nga Peleshi, irritoi më shumë demokratët të cilët me tone të larta kundërshtuan.

Për shkak të tensioneve Niko Peleshi ndërpreu seancën plenare për 10 minuta.

Published inBank

Comments are closed.