Skip to content

Pronar i një kompanie të madhe, humb jetën artisti shqiptar në Itali, emigroi gjatë viteve ’90 për jetë më të mirë (EMRI)

Mëngjesin e 4 nëntorit erdhi lajmi i kobshëm për një familje shqiptare në Itali, ku 61-vjeçari Bashkim Rushani, humbi jetën ku mbi trup i ra një portë e rëndë metalike gjatë kohës që po kryente punime në një pronë private në qytetin e Casarano, në provincën e Leçes.

Mediat italiane bëjnë me dije se Rushani ishte pronar i një kompanie ndërtimi, ndërsa ishte duke punuar për riparimin e disa shtyllave që mbanin një portë rrëshqitëse, kur struktura u shkëput papritur dhe e zuri poshtë, teksa humbi jetën në vend.

61-vjeçari kishte emigruar në vitin 1992 me një anije që transportonin emigrantë drejt brigjeve italiane, ku si të gjithë shqiptarët kërkontë një jetë më të mirë, pas rënies së regjimit shqiptar.

Rushani kishte studiuar në Shqipëri në Akademinë e Arteve dhe kishte pasion pikturën dhe skulpturën, ku në Itali nuk e kishte lënë pas pasionin e tij, të cilën i fali përkushtim nga vitet e jetës së tij. Ndër të tjera, shqiptari kujtohet dhe nga miqtë e tij, të cilët e konsiderojnë si një artist të gjithanshëm, dhe për ta ishte një njeri i mrekullueshëm.

“Jam i tronditur. U njohëm në vitin 1998 dhe na bashkonte pasioni për artin. Kishte një krijimtari të jashtëzakonshme, ishte një artist i gjithanshëm. Humbëm një njeri të mrekullueshëm”, është shprehur miku i tij, avokati Giovanni Bellisario.

Sakaq, prokuroria e Leçes ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia ndaj personave të panjohur, për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e portës.

Published inBank

Comments are closed.