Moderatori Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi që tregon një dhomë në një banesë në Shqipëri, të mbushur me miliona euro.
Sipas tij, fotografia është bërë në një dhomë të një banese në Shqipërinë e mesme, dhe paratë janë të ardhura nga trafiku i drogës. Fevziu tha se personi që dallohet në foto, ka qëndruar mbi 24 orë brenda banesës duke numëruar të gjitha paratë.
Fotografia ka dalë nga dosja e grupeve kriminale Çopja dhe Çela që kanë operuar me bazë në Elbasan, dhe kanë trafikuar tonelata të tëra me kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Europës.
“Në një dhomë është bërë kjo foto në një shtëpi në Shqipërinë e mesme. Në fund të numërimit i kanë rezultuar 12 milionë euro. 12 milionë euro kanë dalë nga trafiku i drogës. Janë materiale që trafikantët i kanë përdorur. Janë foto që i takojnë çështjes që lidhen me grupet Çopja-Çela”, tha Fevziu.
Gazetarja Klodiana Lala tha se fotot dhe komunikimet kanë dalë nga aplikacioni “SKY ECC”. Ajo tha se trafikantët e kokainës shprehnin shqetësimin se u prishej makineria e numërimit, për shkak të sasive të mëdha të parave.
“Kryesori është Ervis Çela. Janë në një shtëpi në një fshat të Elbasanit. Këto përgjime janë nga SKY ECC, aty janë edhe foto me armë e të tjera. Këtu kanë një problem se u prishet makina e numërimit. E thonë te dosja, “kemi ngelur se na është prishur makina e numërimit”. Franc Çopja është i pari që ka futur kriptomonedhën. I fshihnin në rrënjët e ullirit. SPAK ka shkulur ullirin për t’i gjetur.
Sa u përket Çelave, kanë pasuri të papërfillshme në lidhje me aktivitetin që kishin”, tha gazetarja Lala.
24 orë për të numëruar 12 milionë euro! Fevziu nxjerr

Comments are closed.