Skip to content

Lajm i dhimbshëm, humb jetën mësuesja e njohur shqiptare! I dedikoi 35 vite jetë brezave të ndryshëm

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme nga shkolla “Ali Xhetani Zenisht”, në Bashkinë e Matit, ku është ndarë nga jeta mësuesja Rudina Selmani.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegët e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e koleges së dashur, e cila për 35 vite ia kushtoi jetën dhe dijen edukimit dhe formimit të brezave të rinj.

Përmes një mesazhi prekës të publikuar në rrjetet sociale, një prej kolegeve të saj ka bërë të ditur se mësuesja Rudina Selmani humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në një moshë ende të re.

Ajo thekson se kjo humbje nuk është thjesht largimi nga jeta i një kolegeje, por i një shoqeje besnike, një punëtoreje të përkushtuar dhe një njeriu të dashur, që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë pranë saj.

Humbja e një mësuesi është gjithmonë një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin. Mësuesit nuk përcjellin vetëm dije, por janë udhërrëfyesit tanë të parë, njerëzit që na ndihmojnë të hedhim hapat e parë drejt jetës dhe të ndërtojmë të ardhmen.

Reagimi i plotë:

Sa e trishtë nisi sot dita në shkollën tonë kur morëm vesht lajmin që nuk donim ta besonim për largimin tënd nga kjo jetë e dashur Ruda!
Sot humbëm jo vetëm një kolege, por një shoqe shumë të mirë, një shoqe besnike ,një shoqe punëtore e të përkushtuar ,një njeri të dashur !Nxënësit humben mësuesen e dashur të tyre!
Nuk është e lehtë të gjej fjalët për të shprehur dhimbjen që ndiej. Do të na mungojnë bisedat, buzëqeshjet dhe momentet e bukura që ndamë së bashku.
Një sëmundje e padrejtë të largoi nga ne, por kujtimi yt, mirësia dhe gjurma që le në jetën tonë nuk do të shuhen kurrë.
Lamtumirë, Ruda! Do të të kujtoj gjithmonë me mall e dashuri. U prehsh në paqe, kolegia ,mësuesja dhe shoqja jonë e mirë! Rudina Selmani(Xhoçuka).

Published inBank

Comments are closed.