Skip to content

Djali ish Kryeministrit Meksi: Ja kush janë dy milionerët që kanë tentuar të bëjnë grusht shteti për ti shpëtuar burgut

Endri Meksi thotë se ekziston një puç që ka për qëllim të rrëzojë shtetin, tentativat e të cilit kanë nisur që në prill të 2021 me rrjedhjen e të dhënave të të ashtuquajturës si databaza e patronazhistëve.

Sipas tij, pas këtyre tentativave qëndrojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, me AKSHI-n, institucion që sipas Meksit duhet paralelisht me transparencën, të marrë edhe mbështetje pasi ndodhet në një situatë kritike.

Meksi tha në MCN TV, se qëllimi i këtyre grupeve, që vijnë si nga PS dhe nga PD, është “të hedhin në erë shtetin”, me qëllim që të shembin gjithçka për të shpëtuar veten përmes një amnistie të madhe.

“AKSHI ka shumë detyra të vështira në këtë moment. Nga njëra anë ne duhet të bëjmë transparencë sa mundemi për të gjitha historitë me aq të dhëna sa kemi, por nga ana tjetër duhet të jemi shumë të kujdesshëm, t’i japim mbështetje dhe suport moral sepse në optikën time, skenari i këtyre zotërinjve ishte të hedhin në erë shtetin. E vetmja mënyrë për të krijuar një 97-të tjetër, prandaj ishte dhe përpjekja e dhunshme e Tetorit, me qëllim që edhe të shpëtojnë vetë. Dhe të bëhet një tip amnistie e madhe se shteti dështoi. Do quhet faji i kryeministrit Edi Rama, dështoi e-Albania…kjo linjë është.

Që nga sulmi i bazave të pagesave me rrjedhjen e atyre të dhënave në prillin e 2021 e deri sot kjo linjë është. Donin ta lidhnin me idenë e një databaze private të Partisë Socialiste, donin ta lidhnin me idenë që janë të dhëna të vjedhura nga PS për të pasur akses në mënyrën se si përpunohen të dhënat e votuesve të mundshëm, dhe pastaj nuk mjaftoi kjo, nuk ra qeveria për këtë, zgjedhjet i fitoi prapë Rama. Atëherë kaluan në një hap të dytë, ky është puçi, me definicion sipas definicionit. Pas tij janë ata njerëz që nuk e duan këtë pushtet, ka pjesë nga PS dhe një pjesë e mirë nga PD. Jo protestuesit, ata janë qytetarët që vuajnë këto histori”, deklaroi Meksi.

Published inBank

Comments are closed.