E rëndë në Kukës: Fërkim pasqyrash dhe rrëmbim personi nga duart e policisë
Sot në Kukës, në një ngjarje të pazbardhur publikisht ende nga policia (besoj për çështje orësh), ndodhi një situatë në kufijtë e të paimagjinueshmes.
Valdet D. duke udhëtuar me makinë pati një fërkim pasqyrash me Sadi E. Të dy të njohur me njëri-tjetrin dhe bashkëfshatarë. Përplasja ka përfunduar me sharje dhe ofendime nga të dyja palët.
Pas kësaj ndodhie, policia ka ndaluar Valdetin. Sadi nuk e ka lënë me kaq, por ka thirrur xhaxhain e tij Saminë. Të dy së bashku kanë shkuar në vendngjarje, kanë përplasur makinën e Valdetit. E kanë marrë nga duart e dy policëve të zonës (spz), e kanë futur forcërisht në makinë e tyre ML të bardhë dhe e kanë rrahur keqas në pyll. E lanë aty dhe janë kthyer për Kukës.
U desh ndërhyrja e forcave më të specializuara të policisë për të neutralizuar autorët, pavarësisht se Valdeti ishte në duart e dy efektivëve.
Pra, sot “të fortët” mund të të marrin nga duart e dy policëve, të të rrëmbejnë fizikisht dhe të të rrahin, e gjitha kjo për një gërvishtje makinash.
Kur e mësova si histori, përtej ngjarjes shumë të rëndë, mu kujtua një shprehje e profesorit, @erionkristo, shqiptarit mund ti bësh çdo gjë, ta lësh pa drita, pa ujë, pa arsim, pa bukë dhe nuk të thotë asgjë, por për “çfarë ke që më sheh” dhe për gërvishtje makine, nuk të fal!
Foto është nga vendngjarja

Comments are closed.