I dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, morën informacione në rrugë operative dhe, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, realizuan orët e fundit operacionin e koduar me emrin “Shijani”.
Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Besnik Banushi., 41 vjeç, banues në Delvinë.
Besnik Banushi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Bëhet fjalë një rast të ndodhur më datë 2 janar 2012.
Edhe pse arrestimi i sotëm u bë për llogari të vendimit të korrikut të këtij viti, Besnik Banushi që shihni në këtë foto që ju sjell noa.al, më herët ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, më datë 29.01.2013, e kishte dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Ndaj në mars 2015 ai ishte arrestuar në Greqi për llogari të palës shqiptare, për të ekzekutuar atë vendim.
Është e paqartë sesi Banushi u gjend sërish në liri, por orët e fundit ai ra sërish në pranga.
Akuzat për Banushin nisën pasi në muajin Gusht 2011, është njohur me minorenen me inicialet Dh.N. Duke përfituar nga mosha e saj e vogël dhe pse e dinte që ajo ishte vetëm 13 vjeçe, nën premtimin për martesë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Comments are closed.