Skip to content

“Indeksimi nuk mjafton”/ Rama premtim për të moshuarit:

“Nga 1 janari, e thotë tanimë buxheti, bonusi i tyre do të rritet dhe rritja do të jetë dyfishi i vitit të shkuar, ndërsa indeksimi i pensioneve do të afrohet në muajin prill. Askush të mos mendojë nga pensionistët se unë mendoj që këto mjaftojnë. Por mendoj se ka një ndryshim mes një pensioni që nuk rritet dhe një pensioni që rritet çdo vit.

Vitin e ardhshëm, pas këtij, do të dyfishohet sërish rritja dhe vitin e fundit të këtij mandati do të dyfishohet rritja e një viti më parë”, tha kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS për Tiranën, Rama iu referua dy figurave socialiste si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.

Të shtunën e kaluar kryeministri propozoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës, por Asambleja nuk votoi për përjashtimin e tyre, ndërsa gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalzit pati edhe replika mes kryeministrit e ish-kryetares së Kuvendit. Në mbështetje të Spiropalit dolën vetëm Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan përjashtimin e saj nga forumet drejtuese socialiste.

Edi Rama: Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi. Nuk do të tolerohet më askush që flet dhe sillet me detyrat ndaj popullit dhe kësaj familje si e ëma e Zeqos në majë të thanës. E përsëris, nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe bën, por uroj me gjithë zemër që të kuptojë që është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe PS-në.

Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbëtorë politikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë e Tiranës. E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanësh për eurinë e punëve. Këtë do ta zgjidhim në 9 maj me fitoren në ditën e madhe të Europës.

Published inBank

Comments are closed.