Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.
Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor, duke humbur jetën.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit
Paraprakisht, dyshohet se shkaqet e aksidentit mund të kenë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Hetimet vijojnë për përcaktimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje shiu me intensitet të lartë.
Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë problematika të ndryshme, Bashkia e Durrësit i ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme.
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë, ndërsa strukturat e ndërmarrjeve vartëse, shërbimet e emergjencave dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren dhe të angazhuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë të mundshme emergjente./Top Channel
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se një prej grupeve kriminale në vend ka kontaktuar pak ditë më parë një deputete të Partisë Socialiste, duke i kërkuar të dalë kundër kryeministrit Edi Rama.
E ftuar në News24, Lala nuk dha detaje të tjera mbi identitetin e deputetes apo grupin kriminal, por theksoi se bëhet fjalë për një grup me influencë të konsiderueshme
E pyetur nëse deputetja në fjalë do jetë rasti për t’i dalë kundër kreut të qeverisë, ajo tha që ligjvënësja nuk mundet ta ndërmarrë një hap të tillë, pasi do ketë pasoja.
“Një nga grupet kriminale në vend, para pak ditësh, thërret një deputete të PS-së dhe i kërkon t’i dalë kundër Edi Ramës. Kjo ka ndodhur ditët e fundit. Do ta provojë koha këtë. Nuk mund të dalë kundër, sepse ka shumë pasoja po dole kundër.
Fakti që vjen në një formë të caktuar në Kuvend dhe paratë e drogës, je mes dy zjarresh. Ka shumë pasoja nëse del kundër. Nuk jap dot detaje më shumë. Bëhet fjalë për një nga grupet kriminale më të fuqishme dhe me influencë”, deklaroi Klodiana Lala. Panorama

Comments are closed.