Skip to content

25 vjeçari i merr jetën të dashurës shqiptare, dhe me pas shkon tek ura e autostradës dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka vrarë partneren e tij 23-vjeçare me origjinë shqiptare dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë në autostradën A1.

Viktima është identifikuar si Ionela Miruna Girneata, ndërsa i dyshuari për vrasjen është Andrea Nardini. Ngjarja ndodhi të enjten, më 26 nëntor, në Ponte Buggianese, në provincën e Pistoias.

Sipas mediave italiane, 23-vjeçarja dyshohet se është goditur disa herë në kokë me një girë dore, pajisje që përdoret për ushtrime fizike.

Rreth orës 08:30, Nardini telefonoi numrin e emergjencës 112, duke njoftuar për vdekjen e partneres. Gjatë telefonatës, ai kërkoi që policia të mbërrinte në banesë përpara se trupin ta gjenin gjyshërit e tij, ndërsa paralajmëroi se kishte ndërmend t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Pak më vonë, autoritetet lokalizuan automjetin e 25-vjeçarit, një Alfa Romeo Giulietta blu, pranë viaduktit Lora, në autostradën A1. Sipas raportimeve, ai i kishte vënë flakën makinës përpara se të hidhej nga ura.

Bëhet fjalë për të njëjtin segment ku, më 3 shtator, humbi jetën edhe Lorena Isceri, pasi ish-partneri i saj, Federico Vella, e kishte rrëmbyer dhe lidhur në bagazhin e automjetit përpara se ta hidhte nga ura.

Ionela dhe Andrea njiheshin që nga koha e shkollës dhe bashkëjetonin prej rreth gjashtë vitesh. Një nga pistat që po hetohet nga autoritetet është mundësia që 23-vjeçarja të kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies.

Në banesë janë konstatuar shenja që mund të tregojnë për një përleshje mes tyre. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Published inBank

Comments are closed.