Rama shpërblen Endri Shabanin pasi i hoqi Lapajt mandatin! Nusja e tij merr bursën e rëndësishme! Agjensia shteterore me miliona dollare qe pritet te marre

Në skenën politike shqiptare duket se kane nisur levizjet e para, ku kryeministri Edi Rama ka shpërblyer Endri Shabanin, pas rolit vendimtar që ky i fundit luajti për të penguar hyrjen e Adriatik Lapajt në parlament. Përçarja mes dy ish-aleatëve ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në konfigurimin politik të opozitës së re, ndërsa përfitimet e Shabanit duket se po materializohen me shpejtësi.

Bursë e plotë për partneren e Shabanit

Sipas burimeve të afërta me zhvillimet, partnerja e Endri Shabanit ka përfituar një bursë të plotë shkollimi në Angli, të cilën e ka siguruar me ndërhyrje direkte dhe mbështetje nga strukturat qeveritare dhe Ambasada Britanike.

Bursa, me vlerë totale rreth 35 mijë paundë, përfshin:

  • Pagesën e plotë të tarifave universitare;

  • Mbështetje mujore për shpenzimet e jetesës;

  • Shpenzimet e udhëtimit vajtje–ardhje drejt Mbretërisë së Bashkuar;

  • Shpenzime shtesë për aktivitete akademike dhe integrim kulturor.

Ky përfitim luksoz shihet si një formë “falënderimi” për rolin që Shabani luajti në momentin kyç kur Lapaj u pengua të merrte mandatin e deputetit.

Një tjetër shpërblim në horizont

Ndërkohë, brenda tre javësh pritet që një bashkëpunëtor i ngushtë dhe koleg i vjetër i Shabanit të emërohet në krye të një agjencie të rëndësishme shtetërore, e cila ka në administrim një buxhet të konsiderueshëm. Ky zhvillim është interpretuar si pjesë e së njëjtës marrëveshje politike, që përveç shpërblimit personal, konsolidon edhe rrethin e Shabanit në pozita kyçe të pushtetit.

Përçarja me Lapajn dhe pasoja politike

Marrëdhënia mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, qe deri ne zgjedhjet e 11 Majit ishin aleate te ngushte, ka marrë fund në mënyrën më të ashpër. Lapaj ka akuzuar publikisht Shabanin se punoi për t’i mohuar atij të drejtën për të hyrë në Kuvend, duke çuar që mandati i diskutueshëm t’i kalonte Ana Dajkos. Përçarja solli zhgënjim tek një pjesë e elektoratit të opozitës së re, e cila shihte tek kjo lëvizje një alternativë përballë qeverisjes aktuale.

Sipas kritikëve, ndërhyrja për ta mbajtur Lapajn jashtë parlamentit dhe për të favorizuar emra të afërt me Shabanin, nuk ishte thjesht një lëvizje politike, por pjesë e një pazari të gjerë me pushtetin! Burimi TIRANANEWS