Si çdo vit, Shqipëria do të kthehet në orën dimërore në fund të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndodhë në natën mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025, kur akrepat do të shkojnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.
Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.
Ora dimërore zbatohet çdo vit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqipëria, si pjesë e rregulloreve për kursimin e energjisë dhe sinkronizimin e sistemeve të transportit dhe komunikimit.
Prej disa vitesh në BE ka pasur debate për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është marrë një datë fikse për ndalimin e tij.
Deri atëherë, qytetarët duhet të mjaftohen me rregullin e zakonshëm:
Në pranverë ora shkon përpara (mars)
Në vjeshtë ora kthehet prapa (tetor)
Pra, këtë tetor akrepat do të lëvizin pas dhe Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.
Lajme të shkëlqyera vijnë për tre shenja të zodiakut, të cilat në ditët në vijim do të ndihen sikur universi më në fund po bashkëpunon me ta. Një periudhë e artë po afron për ta, ku fati, suksesi dhe zhvillimet pozitive do jenë në anën e tyre.
Nëse i përkisni njërës prej tyre, përgatituni për ndryshime të mëdha, nga karriera te jeta personale, gjithçka do të marrë një drejtim krejt tjetër!
Luani
Luani hyn në një nga periudhat më të fuqishme të vitit. Vetëbesimi i tij është në kulm dhe ky energji e brendshme reflektohet edhe jashtë. Çdo vendim që merr tani, është i menduar mirë dhe i saktë.
Tani është momenti i shpërblimeve. Mundi juaj po jep frytet dhe suksesi është më i prekshëm se kurrë më parë.
Shigjetari
Për shigjetarin, gjithçka ndryshon në mënyrë pozitive. Energjitë e reja e shtyjnë drejt zgjerimit, si në mendim, ashtu edhe në veprim. Mundësi të reja do shfaqen papritur dhe rrugë të reja do hapen, duke sjellë frymëzim, qartësi dhe një ndjenjë të thellë paqeje të brendshme. Mos i humbisni këto shanse.
Bricjapi
Bricjapi ka punuar gjatë dhe fort, dhe tani është koha për të parë rezultatet.
Kjo është periudha ku stabiliteti që ka kërkuar kaq shumë bëhet realitet. Fati është në anën e tij dhe çdo përpjekje do shpërblehet. Asgjë nuk është rastësi, suksesi i tij është ndërtuar me durim dhe disiplinë.