Permb*tje te cmendura? Hakil Osmani ‘Moti do bëjë kthesën dr*stike, do ulen temperaturat dhe do…’

Fillimi i javës do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell. Por pas mesit të javës kushtet atemosferike sipas meteoroloëgeve

do të ndryshojnë duke sjell edhe reshje shiu.

“Intervale të gjata me diell deri të martën. E enjtja do të ketë të premten reshje në zonën veriore”, tha ai.

Ditët e ngrohta dhe me temepratura të larta që arrijnë deri në 34 gradë Celsius do të na shoqërojnë deri në mes të javës, më pas do të ketë një rënie të temperaturave me rreth 4 gradë Celsius.

“Prej të mërkurës do ketë rënie të temepraturave 30 gradë Celsius”, sqaroi meteorologu.

Meteorologët parashikojnë se prej të enjtes ulja e temperaturave do të shoqërohet edhe me shtim të paramterit të erës.

Italia është goditur nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje në zonën veriperëndimore të vendit.

Në Alessandria, më konkretisht në lokalitetin Spigno Monferrato, po vazhdojnë kërkimet me helikopter për një grua të humbur. Mbi disa zona të Lombardisë dhe Ligurias është shpallur alarmi portokalli që nga e diela.

Reshje të forta shiu kanë përfshirë kryesisht provincën e Milanos. Në mëngjesin e së hënës, kishin rënë 30 mm shi në pjesën veriore të qytetit, ndërsa në Paderno Dugnano dhe Seveso më shumë se 80 mm shi.

Lumi Seveso ka dalë nga shtrati në zonën veriore të Milanos, në lagjen Prato Centenaro. Në Comasco, shumë rrugë janë përmbytur dhe disa nënkalime janë mbyllur.

Në pothuajse gjithë territorin e Ligurias, përveç Imperias, shkollat janë mbyllur. Vala e motit ka shkaktuar dëme të mëdha në Val Bormida, duke sjellë shembje dhe përmbytje.

Në Milano, shumë zona kanë pasur përmbytje të mëdha, duke përfshirë edhe disa pjesë të ndërtesës së Gjykatës, ku janë krijuar pllaja të mëdha uji në dysheme.

Për siguri, ka ndërprerë energjinë elektrike. Aktiviteti nëpër zyra është pezulluar deri në një moment tjetër.

Në këtë situatë, zv/ministri i Mbrojtjes Civile i Komunës së Milanos, Marco Granelli, ka rekomanduar qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa parandaluese. Rrjetet e nënkalimeve po monitorohen, dhe në lagjen Ponte Lambro janë vendosur barrierat lëvizëse për të parandaluar përmbytjet e mëtejshme. Gjithashtu, po mbikëqyren nivelet e kanalizimeve.

Lumi Seveso ka dalë nga shtrati në lagjen Prato Centenaro, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Esondimi ka ndodhur pas orës 10, kur u mbushen rezervuarët që ishin aktivizuar që nga ora 8 e mëngjesit për shkak të reshjeve të forta. Në Niguarda, shërbimet e shpëtimit po intervenojnë për t’iu përgjigjur përmbytjeve dhe shembjeve të mundshme të ndërtesave.

Në lagjen Via Val Cismon, zjarrfikësit morën masa për evakuimin e një shkolle private që ishte përmbytur. Po ashtu, në Paderno Dugnano, një nga digat e lumit Seveso ka shpërthyer dhe situata po monitorohet ngushtë për të shmangur komplikime të mëtejshme.