Surpriza e bujshme e Ramës: Shqiptaret mund të martohen ‘online’. Madje…tani e mbrapa do te

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit tonë në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online.

“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?”

Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.

“Besoj fortë se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama gjatë fjalës së tij njoftoi se shumë shpejt në Shqipëri do të krijohet Këshilli Kombëtar i Inovacionit.

 

Pasi e emëroi ministre me dekret të Bajram Begajt, kryeministri EdI Rama ka bërë hap pas duke deklaruar se Diella nuk do të jetë ministre, dhe nuk do të ketë vendime qeverisëse.

Sipas Ramës, Diella do të jetë vetëm një aplikacion që do të përdoret për të përmirësuar analizimin e situatave apo procedurave në bazë të të dhënave që do ti vendosen nga zyrtarët që do e përdorin.

Pasi e përdori Diellën për të marrë vemendjen e opinionit publik, duke e dekretuar si ministre në shkelje të Kushtetutës, sot kryeministri Edi Rama ka bërë një hap pas, duke deklaruar se Diella nuk do te jetë ministre por do të shërbejë për të procesuar të dhëna dhe për të bërë llogaritje.

Në prezantimin e platformës Start Up, Rama u shpreh se Diella, nuk do të ketë kompetenca ministri për të marrë vendime, por do të përpunojë të dhëna, gati si një makinë llogaritëse, duke rrëzuar kështu të gjithë propogandën që ngriti vete prej ditësh, kur fliste për një ministre virtuale në qeverinë e tij.

Kryeministri foli edhe për funksionet e tjera që do kryej Diella, të cilën po planfikon ta përdor edhe për intervista televizive