Ngjarja e fundit në spektaklin “Big Brother VIP Albania” ka tronditur publikun dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, banori Jozi (Jozefin Marku) goditi me shuplakë Gjestin (Besart Kelmendi), një akt që është dënuar gjerësisht nga publiku dhe figura publike. 
Incidenti në “Big Brother VIP Albania”
Pas shpalljes së emrave të eliminuar, Jozi dhe Loredana, publiku u trondit nga një moment tensioni që pasoi. Teksa Jozi po largohej nga shtëpia, Gjesti e provokoi duke i hapur derën, si për të treguar se “unë po të nxjerr jashtë”. Në ato çaste tensioni, Jozi shpërtheu, duke e goditur me shuplakë Gjestin dhe duke e rrëzuar në tokë. Menjëherë pas këtij akti, ai u dëgjua duke thënë me nervozizëm: “S’ka lind ai p** motre që ma çel derën mua, more vesh, zagar!” 
Reagimi i Loredanës
Loredana, e cila ishte në një lidhje me Jozin gjatë qëndrimit në shtëpi, ka reaguar pas incidentit. Ajo e ka cilësuar sjelljen e Jozit si të patolerueshme dhe ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi. Loredana ka deklaruar se nuk do të ketë më asnjë komunikim me Jozin dhe se nuk do ta falë për këtë veprim. 
Reagimi i Gjestit
Pas incidentit, Gjesti ka marrë ndihmën mjekësore dhe është kthyer në shtëpinë e “Big Brother”. Ai ka shprehur dëshirën për të vazhduar lojën dhe ka theksuar se nuk është aty për t’u rrahur, por për të luajtur. Gjesti ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar. 
Pasojat ligjore për Jozin
Pas incidentit, Jozi është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se është provokuar nga Gjesti dhe se veprimi i tij ishte rezultat i gjaknxehtësisë. Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet, por per momentin ai po hetohet ne gjendje te lire.  
Reagimet në rrjetet sociale
Incidenti ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Këngëtari Gold Ag ka reaguar ashpër, duke thënë se veprime të tilla janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë Shqipërinë. 
Gjithashtu, figura të tjera publike dhe ndjekës të spektaklit kanë shprehur indinjatën e tyre dhe kanë kërkuar masa të rrepta ndaj dhunës në ekran.