Paralajmërimi i fortë i Ramës per shqiptarët: “Blini prona tani sepse do ndodhe ajo që…”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, çmimet e pronave në vend do të shënojnë rritje të ndjeshme, madje deri në dyfishim.

Gjatë konferencës “Shqipëria, Horizonti i Ri”, Rama i bëri thirrje qytetarëve dhe investitorëve të blejnë toka dhe apartamente në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një investim të sigurt për të ardhmen.

“Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona,” tha ai.

Kryeministri i ftoi gjithashtu ndërkombëtarët që të inkurajojnë pensionistët e vendeve të tyre të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri, duke theksuar se vendi po bëhet gjithnjë e më tërheqës për të huajt.