Debati për temën që Albana Osmani trajtoi ditët e fundit ka shkaktuar reagime të forta. Arjan Konomi, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta, ka kaluar kufijtë duke e ofenduar publikisht moderatoren, duke e quajtur “idiote”.
Reagimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë kritikuar për sjelljen e ulët, sidomos ndaj një femre. Shumë e konsiderojnë këtë një përpjekje për të tërhequr vëmendje në mënyrën më të diskutueshme, duke ulur kredibilitetin e tij.
Pavarësisht debatit për temën që Albana trajtoi, mënyra e reagimit të Konomit është perceptuar si një turp për figurën e tij publike.
Projektligji i ri për “Barazinë Gjinore” ka ndezur debate të forta në publik.
Në emisionin “Opinion”, një debat i ashpër është zhvilluar mes Xheni Karajt dhe Albana Osmanit, pasi tani duan të quajnë dhe “burrneshat” si transgjinore.
Albana Osmani: Ty të të vijë turp nëse artikulon burrneshën si transgjinore! Fol me mua për burrneshën se vij nga vendi i burrneshave! A e di çfarë është burrnesha moj vajzë?
Xheni Karaj: Një vajzë që mori rolin e burrit
Albana Osmani: Pse e mori rolin e burrit?
Xheni Karaj: Po nuk ka rëndësi pse e mori…
Albana Osmani: Jo ka rëndësi! Nuk të lejoj. Burrnesha është personifikim i një vajze shumë të nderuar shqiptare. Burrnesha është një vajzë që i vranë tërë meshkujt e familjes dhe u detyrua t’i dalë për zot familjes së vet. Mori pushkën, veshi rrobat, por jo një transgjinore, kurrë! U përbetua për të mbrojtur familjen e vet, vdiq e virgjër. Këto s’mund ta shtrëmbërojnë të vërtetën.