Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në Facebook një foto që, sipas tij, tregon ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në një dhomë të ngjashme me qeli, duke shtruar akuza për “trajtim special”. Në përshkrimin e postimit, Berisha shkruan:
“Trajtim special! Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!”
Në imazhin e shpërndarë, shihen dy persona të shtrirë në një dhomë, njëri prej tyre duke mbajtur në dorë një telefon celular. Berisha pretendon se kjo foto tregon se të ndaluarit gëzojnë privilegje të paligjshme.
Publikimi i fotos ka ngjallur reagime të menjëhershme në rrjete sociale dhe komente të shumta mbi vërtetësinë e saj dhe akuzat e ngritura. Deri në këto momente, autoritetet zyrtare nuk kanë dhënë ndonjë reagim mbi pamjet dhe pretendimet e bëra nga Berisha.