As në filma si kemi pare/ Çau murin me gr*shte, por u ndal nga rojet, si tentoi arr*tisjen nga b*rgu Bledar Selmanaj

Tentativa e fundit për t’u arratisur nga burgu i Fierit ka ngjallur tension dhe surprizë. I paraburgosuri Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e mikut të tij Xhuljano Bullarit, përdori mjete rrethanore për të hapur një vrimë në murin e qelisë. Pas kësaj, ai ngjiti tarracën nëpërmjet një tubi metalik, por në momentin që po përpiqej të zbriste me litar nga muri rrethues, u vu re nga një gardian dhe u ndal nga rojet e burgut.

Gjatë arrestimit, Selmanaj kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe tani ndodhet në dhomat e veçimit deri në përfundimin e hetimeve. Ky është tentimi i tij i disatë për arratisje, duke treguar përpjekjet e vazhdueshme të tij për të shpëtuar nga institucioni penal.

Detajet e fundit tregojnë se Selmanaj, për të hapur vrimën, goditi murin e qelisë me grushte, duke mbështjellë duart me peshqir dhe çarçafë. Pas daljes në oborr, ai përdori tubat e kullimit për të arritur tarracën, por plani dështoi në sekondat e fundit.

Ngjarja lidhet me vrasjen e Xhuljano Bullarit më 21 gusht 2021, kur 25-vjeçari u ekzekutua me tre plumba brenda makinës së nuses së dajës së tij. Konflikti mes Selmanajt dhe Bullarit, sipas hetimeve, kishte të bënte me një sasi prej rreth 100 kg kanabis. Megjithatë, Selmanaj nuk ka pranuar akuzën për vrasjen.