Si e zbuloi Elia lidhjen time me Blertën i thashë…’ Princ Leka bënë deklaratën tr*nditëse!

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, do të jenë të ftuarit e parë në emisionin e Arbanës Osmanit, “Mbrëmja Yje”.

Ndërsa pritet transmetimi i episodit të plotë, moderatorja ka publikuar një pjesë në rrjetet sociale, ku dëgjohet një deklaratë surprizuese nga ana e Princit.

Në pjesën e videos, Princi Leka dëgjohet të thotë: “Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën ka qenë pikërisht Elia.” Kjo deklaratë ka tronditur ndjekësit, duke shkaktuar menjëherë një valë komentesh.

Ky rrëfim vjen pas ndarjes së bujshme të Princit nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, një ndarje që u shoqërua me shumë polemika dhe përplasje publike.

Deklarata e Princ Lekës ka krijuar konfuzion te publiku, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin e tij me ish-bashkëshorten pas ndarjes.

Moderatorja Arbana Osmani njoftoi se të ftuarit e parë të emisionit të saj do të jenë Princ Leka dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi.

Ky lajm ndezi menjëherë një valë komentesh dhe kritikash në rrjet, ku ndjekësit e ndanë opinionin e tyre mbi ftesën e çiftit.

Pas debatit të krijuar, Blerta Celibashi ka vendosur të reagojë vetë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo i është përgjigjur të gjithë atyre që i kanë kritikuar, duke theksuar se “titujt e nxituar flasin shumë, por nuk njohin të vërtetën tonë, atë që ruhet me dinjitet”.

Ajo shtoi gjithashtu se në emision ajo do të ndajë për herë të parë detaje të pathëna më parë, duke zbuluar të vërtetën e marrëdhënies së saj me Princ Lekën.

Ky rrëfim pritet të hedhë dritë mbi historinë e tyre, që deri tani ka qenë e përfolur gjerësisht në media.