Vd kja tr gjike e vëllait të Gjestit, dalin detaje nga aks denti i rëndë, cfare i n

Ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti.

Korresndentja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami bën me dije se dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë.

Kjo sipas informacioneve të para, teksa hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën e tyre.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.

Top Channel

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë ku viktimë ka mbetur vëllai i këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”.

Aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 14:00 në fshatin Qungur të komunës së Pejës ku viktimë mbeti shtetasi Eldion Kelmendi.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti u përplas me një motor (4 gomsh) duke rezultuar fatal për jetën e Eldion Kelmendit (vëllai i Gjestit).

“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK” njofton policia e Kosovës.

Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident tragjik

Eldion Kelmendi (viktima)

Kujtojmë që Gjesti është një emër i njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri pasi artisi i njohur është fituesi i edicionit të katërt Big Brother VIP Albania, pasi me çiltërsinë e tij, Besart Kelmendi arriti të fitonte “zemrat” e publikut.

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident tragjik

Pamjet e aksidentit tragjik nga vendngjarja

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident tragjik

Pamjet e aksidentit © indeksonline