Iu lutem mos ia bëni mamase se Gjestit kete gje…! Xheneta ne lot zbulon cfare po ndodh pas vd*kjes se vellait te tij

Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku raportohet se humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur nga Kosova, Gjesti, ka reaguar Xheneta Fetahu — ish partnerja e tij.

Xheneta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.

Më tej, Xheneta shkruan: “Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme është për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda”.

Një aksident tragjik me motor i ka marrë jetën Eldion Kelmendit, vëllait të reperit të njohur Gjesti, në fshatin Çungur të Pejës.

Ky lajm ka tronditur familjen Kelmendi dhe të gjithë publikun.

E gjithë ngjarja bëhet edhe më rrëqethëse nga një detaj i zbuluar në rrjetet sociale. Vetëm 20 orë para se të ndodhte tragjedia, motra e Eldionit, Blerina, kishte postuar disa fotografi në llogarinë e saj, mes të cilave ishte edhe një foto me vëllain e ndjerë.

Ky postim i fundit ka prekur thellë ndjekësit dhe është shpërndarë gjerësisht, duke treguar se sa e papritur dhe e dhimbshme ka qenë kjo ngjarje.

Familja ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar.

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pranë fshatit Qungur ka marrë jetën e Eldion Kelmendit, vëllait të fituesit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Gjestit. Lajmi i kobshëm ka shkaktuar tronditje të madhe tek familjarët dhe miqtë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes mesazheve ngushëlluese.

Moderatori i njohur i formatit, Ledion Liço, ka reaguar publikisht duke i shprehur ngushëllimet Gjestit dhe familjes Kelmendi. Në një postim në Instagram, ai u shpreh i prekur nga tragjedia, duke theksuar se është një humbje e jashtëzakonshme për një familje që vetëm pak muaj më parë përjetonte gëzime të mëdha.

“I trishtuar nga ky lajm i kobshëm, për një familje të bukur që vetëm pak muaj më parë festonte gëzime. Bëhuni të fortë, sepse këtë do të donte edhe engjëlli juaj”, shkroi Liço.

Disa video amatore kane dale ne rrjet ku shfaqet Gjesti ne lot duke qene prane vendit te aksidentit ku vdiq vllai i tij i vogel.

Ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti.

Korresndentja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami bën me dije se dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë.

Kjo sipas informacioneve të para, teksa hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën e tyre.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.

Top Channel

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë ku viktimë ka mbetur vëllai i këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”.

Aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 14:00 në fshatin Qungur të komunës së Pejës ku viktimë mbeti shtetasi Eldion Kelmendi.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti u përplas me një motor (4 gomsh) duke rezultuar fatal për jetën e Eldion Kelmendit (vëllai i Gjestit).

“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK” njofton policia e Kosovës.

Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident tragjik

Eldion Kelmendi (viktima)

Kujtojmë që Gjesti është një emër i njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri pasi artisi i njohur është fituesi i edicionit të katërt Big Brother VIP Albania, pasi me çiltërsinë e tij, Besart Kelmendi arriti të fitonte “zemrat” e publikut.

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident tragjik

Pamjet e aksidentit tragjik nga vendngjarja

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident tragjik

Pamjet e aksidentit © indeksonline