Pa pike shpirti? Ja kush jane dy banoret e BB qe nuk ngushelluan publikisht Gjestin

Tragjedia e rëndë ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti (Besart Kelmendi), ka shkaktuar një valë ngushëllimesh nga ana e shumë figurave publike, përfshirë edhe ish-banorë të “Big Brother VIP”.

Megjithatë, u vu re se vetëm dy prej tyre nuk reaguan publikisht pas kësaj humbjeje të madhe.

Dy ish-banorët që nuk kanë bërë asnjë postim ngushëllues janë Marius Dervishi (Zebervoki) dhe Xum Allushi.

Të dy këta personazhe kanë pasur përplasje dhe debate të forta me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Pavarësisht konflikteve të vjetra, ndjekësit prisnin një reagim humanitar nga ana e tyre.

Kjo heshtje është komentuar në rrjetet sociale, duke dëshmuar se publiku gjykon sjelljen e figurave publike edhe përtej “lojës” së spektaklit.