Thirrja e forte! Këto zona do preken nga shtrëngata shiu dhe..! Ja cfare na pret fundit shtatorit

Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të shpeshta në mot.

Pas një fillimi të ditës me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në shumë zona të territorit, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Dita e sotme nisi me vranësira dhe reshje të pakta të izoluara, ndërsa pasditja sjell rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në gjysmën lindore të vendit.

Në mbrëmje kushtet përmirësohen, por vetëm përkohësisht.

📌 Parashikimi per 5 ditet ne vijim:

E shtunë: Rrebeshe afatshkurtra në lindje dhe jug të Shqipërisë.

E diel: Reshje më të pakta në veri e perëndim, ndërsa fokusi mbetet në juglindje dhe lindje.

E hënë: Pothuajse pa reshje, vetëm ndonjë izolim i lehtë.

E martë & e mërkurë (1 tetor): Mot më stabil, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

🌡️ Temperaturat janë në rënie graduale:

Maksimumi sot rreth 30°C, të shtunën 27°C, ndërsa në mes të javës së ardhshme jo më shumë se 24-25°C.

Zonat malore zbresin deri në 4°C në mëngjes, me mundësi që majat e maleve të prekin 0°C.

Shtatori mbyllet me reshje dhe freski tipike vjeshte, ndërsa tetori nis me mot disi më të qëndrueshëm.