Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në biseda të përgjuara me elementë të krimit të organizuar. Sipas librit, Rama dhe njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë qenë të lidhur me takime sekrete në Aruba me narkotrafikantë. Trocchia thekson se këto referenca janë të dokumentuara nga Antimafia italiane, e cila ka konfirmuar një takim të zhvilluar në vitin 2019.
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në një emision televiziv, duke komentuar këto zhvillime, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me trafikun e drogës dhe për krijimin e një “narko-ekonomie” në vend.
Xhaferri deklaroi se, sipas tij, Rama ka qenë i përfshirë në industrinë e narkotrafikut dhe se këto lidhje po dalin me vonesë:
“Unë mund të them diçka, veçasi del nga shpirtin pra, mesa duket Edi Rama e ka atë ves, që udhët të jetë i përfshirë në industrinë narkotrafike, pra është tamam një kryeministër narko, kryeministër i një narko-shteti. Këto po dalin me shumë vonesë, ka ndodhur para disa vitesh, kush e di se çfarë ka ndodhur këto kohë.”
Sipas Xhaferrit, pastrimi i parave të karteleve është i dukshëm dhe kryeministri e ka në dorë zhvillimin territorial të Shqipërisë. Ai shtoi se ka prova që vijnë nga mediat ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese.
Deputeti theksoi gjithashtu se modeli i kryeministrit Rama përfshin aspekte kriminale, ekonomike dhe elektorale, duke e krahasuar me udhëheqës si Manuel Noriega apo presidentë të vendeve të Amerikës Qendrore. Ai akuzoi se vendet e vogla po zhvillohen artificialisht ekonomikisht, ndërsa qytetarëve u shkatërrohet jeta.
Xhaferri paralajmëroi se pasojat për ekonominë shqiptare janë të pariparueshme dhe se drejtësia duhet të veprojë ndaj kryeministrit:
“Ai që është e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama, dhe i akuzuari kryesor nga të gjitha indiciet ndërkombëtare që po krijon dhe ka krijuar narkoshtetin e parë në Europë, duhet me patjetër të shkojë në burg.”
Deputeti përfundoi duke theksuar se ekonomia e vendit po polarizohet: një pjesë shumë e vogël përfiton, ndërsa shumica e qytetarëve janë të varfër dhe nën ndikimin e “ultra narko-fashistëve” që kontrollojnë spektrin ekonomik dhe elektoral.
Besart Xhaferri:
‘Unë mund tër them diçka, veçasi del em shpirtin pra, mesa duket Edi Rama e ka atë ves, që udhët të jetë i përfshirë në industrinë narkotrafike, pra është tamam një kryeministër narko, kryeministër i një narko shteti dhe këto po dalin me shumë vonesë, ka ndodhur para disa vitesh, kush e di se çfarë ka ndodhur këto kohë.
Por ajo që ne jemi dëshmitarë të përditshëm është pikërisht pastrimi i parave të atyre karteleve, në gjënë që Edi Rama e ka në dorë, pikërisht që është zhvillimi territorial i Shqipërisë.
Ndonjëherë mund të ketë dashakeqësi që njerëzit të krijojnë fake news, por kjo nuk ndodh në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, pra që ka aty të vërteta, patjetër që ka.
Nuk është Edi Rama lideri i parë i një vendi që përfshihet në narkotrafik, është përfshirë Manuel Noriega më parë, janë përfshirë presidentët e Guatemalës, presidenti i Nikaraguas, pra të Amerikës Qendrore dhe Edi Rama mesa duket ka ndjekur modelin e tyre si kriminal po ashtu dhe ekonomik, po ashtu dhe elektoral, në mënyrë që vende të vogla me popullsi të vogla, të zhvillohen artificialisht ekonomikisht por t’ua shkatërrojnë jetesën qytetarëve të vendit të tyre.
Dëmi që i është bërë ekonomisë shqiptare, shpopullimi i këtij vendi, pronave dhe çdo gjëje që ne e shohim sot dhe e prekim janë të pariparueshme, por meqenëse këto dëme janë të pariparueshme, duhet që ai që është e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama, dhe i akuzuari kryesor nga të gjitha indiciet ndërkombëtare që po krijon dhe ka krijuar narkoshtetin e parë në Europë duhet me patjetër nga drejtësia shqiptare të shkojë në burg.
Fatet e këtij vendi, duhet t’i marrin qytetarët e këtij vendi në dorë sepse institucionet janë të kapura, nuk ka më ndarje pushtetesh.
Është një narko ekonomi që po krijon një narko fashizëm, pra po krijon një lloj polarizimi ekstrem të 98% të popullatës që janë shumë të varfër, 1.9% të popullatës që mund të përfitojnë se po pikon diçka nga kjo prurje, dhe atij 0.1% që janë të gjithë këto ultra narko fashistët që po kontrollojnë të gjithë spektrin e ekonomisë shqiptare dhe elektoral, sepse kështu lidhet, lidhet narkoekonomia me narkoelektoralitetin.’ – u shpreh Xhaferri.