Ngjarja e fundit në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku konkurrenti i eliminuar Jozefin Marku goditi fizikisht dhe rrëzoi në tokë Gjestin gjatë transmetimit live, ka nxitur reagime të shumta jo vetëm nga publiku dhe mediat, por edhe nga figura të politikës.
Një ndër komentet më të debatueshme vjen nga Eduart Ndocaj, kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.
Ai ka reaguar në rrjetet sociale me një koment që është interpretuar si mbështetje për aktin e dhunshëm të Jozit.
“Mos luj me kryqin e Krishtit o i pafytyrë”, shkruan Ndocaj në një postim ku publikohet momenti i sulmit.