Brazili i sjell f*ndin Ervin Mates? Nga lidhja me Elvanën te sherri me vis Martinajn dhe miqësia me Erzen Breçanin, ja cfare e pret bossin

Paraditen e kësaj të diele, 28 shtator, emri i “bolit të kokainës”, Ervin Matës është rikthyer në faqet e para të mediave, kësaj here jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Brazil.

Mediat braziliane raportuan se Gjykata e Lartë Federale e këtij vendi ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Matës, të cilin e përshkruajnë si një figurë kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainë, duke e cilësuar si “bos i drogës” dhe “manjat”.

Mata, i cili prej kohësh është në arrati, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai është i përfshirë në disa dosje të rënda penale dhe figura e tij është përfolur shpesh për lidhje me rrjete kriminale.

Shpallja në kërkim e Ervin Matës nga SPAK në 2023:

Ervin Mata është shpallur në kërkim në Nëntor 2023, pas 11 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, për një grup kriminal që vepron në trafikun e kokainës dhe hashashit nga Amerika Jugut, vrasjeve dhe pastrimit të parave.

Në muajt e parë të vitit 2023, media periferike raportuan se ish-partneri i këngëtares Elvana Gjata dhe një ndër personat e përfshirë në ngjarjen që mori emrin si “Masakra e ish-Bllokut”, ishte zhdukur pa gjurmë në Bolivi. Mediat aluduan se disa muaj pas zhdukjes pa gjurmë së Ervis Martinaj, edhe Ervin Mata kishte pasur të njëjtin fat në Bolivi.

Mirëpo, hetimet, akuzat dhe bisedat e transkriptuara që SPAK ka siguruar nga autoritetet evropiane kanë nxjerr nga “strofulla” biznesmenin nga Tirana. Ervin Mata ishte pjesë me grupin e djalit të Erzen Breçanit dhe kishte komunikime të vazhdueshme në rrjetin e komunikimit “SKY”.

Menjëherë pasi ndaj tij u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar, u publikua dhe një video e fundit e Ervin Matës nga arratia. Pamjet rrëzuan pretendimet se biznesmeni nga kryeqyteti ishte zhdukur në Bolivi dhe asgjë nuk dihej në fatin e tij, sepse vetë Ervin Mata tregonte të kundërtën në kamera.

Nga ish-Blloku te krimi i organizuar:

Emri i tij u bë publik për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 4 tetor 2018. Gjatë një përplasjeje me armë në lokalin “Monopol”, u vra Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, një tjetër emër i njohur në botën e krimit, i zhdukur në rrethana misterioze që prej gushtit 2022. Po atë natë mbetën të plagosur vetë Martinaj dhe Eljon Hato.

Fillimisht u raportua se konflikti kishte shpërthyer për shkak të një ngacmimi ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në shoqërinë e Matës. Por më vonë, hetimet zbuluan një tjetër prapaskenë, një përplasje për një sasi të konsiderueshme kokaine, që sipas autoriteteve ishte në pronësi të Eldi Dizdarit, drejtues i njohur i “Kartelit Bello”, i cili aktualisht ndodhet në Dubai.

Atë kohë sherri nisi mes mes komandos Merviol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Merviol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia. Mata u vetëdorëzua pak ditë më pas, duke mohuar të ishte ai autori i vrasjes dhe se atë e kishin sulmuar.

Marrëdhënia me Elvana Gjatën:

Në vitin 2017, Ervin Mata ishte fejuar me këngëtaren e njohur shqiptare Elvana Gjata, pas një lidhjeje disa-vjeçare. Lidhja e tyre ishte mbajtur diskrete, megjithëse këngëtarja kishte folur në mënyrë të tërthortë për të në intervista publike, duke përshkruar partnerin si “një fat të mirë” që i kishte dhuruar Zoti.

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, thoshte Elvana asokohe, deklaratë e cila u interpetua në rrjet se ishte pikërisht për Matan.

Pas përfshirjes së Matës në çështje penale dhe hetime të thelluara, edhe emri i këngëtares do të dilte në skenë më vonë, për shkak të një bisede të përgjuar në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC.

Dosja “Metamorfoza”, rrjeti i kokainës dhe urdhër-arresti nga SPAK:

Më 20 nëntor 2023, SPAK firmosi një urdhër-arrest ndaj Matës, si pjesë e një operacioni të madh antidrogë të koduar “Metamorfoza”. Nga hetimet rezultoi se ai kishte trafikuar rreth 250 kg kokainë nga Brazili drejt Gjermanisë, përmes aeroportit të Frankfurtit. Në bisedat e përgjuara, Mata shprehej se një pjesë e ngarkesës ishte sekuestruar,  konkretisht 240 kg dhe parashikonte që lajmi të bëhej publik ditën pasuese.

Këto të dhëna çuan në ndalimin e disa personave të tjerë, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe zyrtarin e lartë të policisë, Oltion Bistri.

Lidhjet me strukturat shtetërore:

Një tjetër dimension i rëndësishëm i dosjes është përfshirja e disa figurave të njohura të Policisë së Shtetit. Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe ish-shefi i Krimeve në Komisariatin Nr. 6, Dedan Gjoni, u akuzuan nga SPAK si të dyshuar për pastrim parash dhe ndihmë ndaj grupit kriminal.

Përveç lidhjeve miqësore dhe bashkëpunimit, Breçani dhe Mata janë të lidhur edhe përmes krushqisë, pasi djali i Breçanit është i martuar me motrën e Matës. Në një tjetër bisedë të zbuluar në Sky ECC, përmendet edhe një transfertë prej 500 mijë eurosh që do të kryhej nga llogaria bankare e “Elvanës”. Në një pjesë të përgjimeve që goditën grupin e strukturuar kriminal doli dhe emri i “Elvanës”, e cila dyshohet se është pikërisht këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, ish-e fejuara e Ervin Matës.

Emri i saj është përmendur gjatë një komunikimi që Erzen Breçani ka bërë me djalin e tij , Eralbin. Në këtë pjesë të zbardhur ish-drejtori i Policisë së Tiranës i thotë të birit se kishte folur me Ervinin dhe ky i fundit do i transferonte 500 mijë eruo borxh me llogarinë e Elvanës. Si duket Mata përdorte llogarinë e ish-partneres së tij për të kryer transaksionet.

Sipas dosjes hetimore thuhej se Erzen Breçani kishte në dorë aparatin telefonik me SkyEÇ me përdorues KOB9EP më 18 gusht 2020 në orën 00:00:39. Ai më pas i ka dërguar një mesazh zanor Ç4RE2 duke i thënë:

Erzeni: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 Erzeni ka komunikuar me djalin e tij, Eralb Breçanin, të cilit i ka treguar ëpr aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ që ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar.

Erzen Breçani i tregon që ka pasur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh, për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, mirëpo Erzeni ka refuzuar.

Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Babë e bir shkëmbejnë mesazhet:

Erzeni:...Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…

E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..

Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit….

I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…”

Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”.

“Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

Çfarë pritet tani?

Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet braziliane, arrestimi i Matës në territorin e Brazilit duket i pashmangshëm. Nëse kapet, pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri për të përballuar drejtësinë, këtë herë jo me vullnetin e tij si në vitin 2019, por nën pranga dhe me akuza shumë më të rënda.