Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Michigan, në zonën Grand Blanc, teksa një person i armatosur qëlloi me breshëri plumbash brenda Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Ai qëlloi me armë drejt besimtarëve që ishin të pranishëm në Kishë, dhe më pas i vendosi flakën ndërtesës. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një mobilizim të madh të autoriteteve që përpiqen të fikin zjarrin.
Mediat e huaja kanë raportuar se deri më tani thuhet se janë gjashtë deri në tetë viktima, por numri vazhdon të mbetet i paqartë dhe nuk dihet ende gjendja shëndetësore e besimtarëve të tjerë. Policia arriti të neutralizojë autorin e krimit dhe momentalisht nuk ka rrezik për qytetarët, pavarësisht se kisha është përfshirë nga flakët.