Artistja e madhe u nda nga jeta! I biri Pirro Cako bën lajmerimin emocionues: Nena ime…(Foto)

Është shuar sot në moshën 88-vjeçare soprano e njohur, Luiza Papa Çako.

Pas lajmit të vdekjes, ka reaguar djali i saj, kantautori Pirro Çako. Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku ai shihet në krahët e nënës.

“Lamtumirë Nëna ime”, ka shkruar Çako krahas fotos së veçantë.

 

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne! Sopranoja e mirënjohur, Luiza Çako ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u bashkuar përjetësisht me bashkëshortin e saj, shokun e jetës, Gaqo Çakon.

Nëna e kantautorit Pirro Çako do të mbahet mend gjithmonë për talentin, veprat dhe shenjën që ka lënë në artin shqiptar.

Në Tiranën e viteve ’60, ku eleganca dhe arti e kishin ende një shije të rrallë, ajo binte menjëherë në sy. E hijshme, gjithnjë e kuruar, me veshje plot stil e finesë, dhe me një topuz të famshëm që ishte bërë pjesë e identitetit të saj, Luiza Çako krijoi identitetin e saj. Për të gjithë që e njihnin, ajo kishte një shpirt artistik, një zë të veçantë, i cili do të kumbojë gjithmonë në historinë e muzikës shqiptare.

Luiza ishte bashkëshortja e legjendës së skenës shqiptare, Gaqo Çako. Historia e tyre e dashurisë lindi larg atdheut, në tokën e ftohtë ruse, ku të dy kishin shkuar për të ndjekur ëndrrat e tyre muzikore. Atje nuk gjetën vetëm dituri dhe përvojë artistike, por edhe njëri-tjetrin. U kthyen në Shqipëri si dy të rinj të dashuruar dhe vendosën të ndërtojnë jo vetëm një jetë bashkëshortore, por edhe një karrierë të përbashkët në art. Ishte viti 1963 kur u ngjitën për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas, duke nisur një rrugëtim të jashtëzakonshëm artistik që do të zgjaste dekada.

Përveç operas, sopranoja kontribuoi me pasion edhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, ku interpretoi këngë nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhënë zë dhe jetë traditës, brenda dhe jashtë kufijve.

Në karrierën e saj brilante, Luiza ka realizuar mbi 20 role operistike, ndër më të njohurat: “Lola”, “Nina”, “Don Paskuale”, “Karnavalet e Korçës”, “Rigoleto”, e shumë të tjera.

Top Channel