Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje rreth takimeve të zhvilluara në Aruba, ku ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Sipas Hoxhës, Rama nuk ka qenë i pranishëm, por zyrtarë të tjerë, ish-anëtarë të kabinetit të qeverisë.
Në takimin e zhvilluar në Aruba kanë marrë pjesë disa persona me prejardhje shqiptare, përfshirë një shtetas amerikan me origjinë shqiptare, si dhe dy të tjerë nga Evropa, konkretisht nga Gjermania dhe Spanja.
“Në takim thuhet se ka qenë një me origjinën shqiptare por shtetas amerikan, i cili ka ardhur nga SHBA në Aruba. Kanë ardhur edhe dy të tjerë me origjinë shqiptare, por jo nga Republika e Shqipërisë, kanë ardhur nga Evropa, njëri nga Gjermani, tjetri nga Spanja. Ka pasur në takim dhe 5 të tjerë, dhe dy persona që në na interesojnë. Dhe mua këta më interesojnë. A ka qenë Rama aty? Nuk ka qenë Rama. Ka pasur takim? Po. Nuk ka pasur përgjim në takim, por janë përgjuar bisedat e njëri-tjetrit të atyre që kanë qenë në takim dhe ata e pohojnë takimin”, tha Hoxha.
Ndër personazhet kryesore që përmenden si pjesë e takimit janë vëllezërit Bashkim dhe Qazim Osmani, të njohur për përballjet e tyre me autoritetet gjermane dhe investimet në rrjetet e kazinove dhe hoteleve në disa vende.
Nga ana tjetër, Hoxha citoi zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila sipas tij, “pa dashur” ka mohuar çdo lidhje të personave nga kabineti qeveritar me këto takime, duke përjashtuar përfshirjen e zyrtarëve aktualë shqiptarë.
“Kanë qenë dy nga Republika e Shqipërisë atje dhe Belinda Balluku pa dashje e tha sot “në atë takim nuk ka qenë asnjë nga ne këtu”, nga ata në kabinet. Asnjë nga ky kabinet nuk ka qenë”, tha Hoxha.
Artan Hoxha: Unë kam takuar dy nga persona që kanë qenë në takim në Aruba. Njëri në Majami dhe në Pragë dhe janë marrë në vitin 2022. Operacioni “Black eagle” në Belgjikë, drejtohet nga i njëjti prokuror që ndjek çështjen “Toyota Yaris”, dhe operacioni në Spanjë titullohet “Kazino” dhe synonin Majorkën, ku dhe rrinin vëllezërit Osmani. Në takim thuhet se ka qenë një me origjinën shqiptare por shtetas amerikan, i cili ka ardhur nga SHBA në Aruba. Kanë ardhur edhe dy të tjerë me origjinë shqiptare, por jo nga Republika e Shqipërisë, kanë ardhur nga Evropa, njëri nga Gjermani, tjetri nga Spanja.
Ka pasur në takim dhe 5 të tjerë, dhe dy persona që në na interesojnë. Dhe mua këta më interesojnë. A ka qenë Rama aty? Nuk ka qenë Rama. Ka pasur takim? Po. Nuk ka pasur përgjim në takim, por janë përgjuar bisedat e njëri-tjetrit të atyre që kanë qenë në takim dhe ata e pohojnë takimin.
Po të kishte përgjim, FBI e ka krehur 100 herë Artur Shehun, është biznesmen dhe shtetas amerikan, është kaluar në filtra me dhjetëra herë. E dimë se çfarë ka bërë ai në Shqipëri, para, pas dhe gjatë 97-tës. Figuron që ka të paktën 20 vite që nuk ka shkelur këtu, po ama ka interesa të mëdha këtu dhe është aktor shumë i madh, operator i madh imobilar në jug të Shqipërisë. Dy të tjerët janë vëllezërit Osmani, janë 4, por dy janë më aktiv, Bashkim dhe Qazim (Feliks) Osmani, janë personazhe shumë të njohur, janë ndeshur me dhjetëra herë më autoritetet gjermane dhe kanë mbijetuar. Njihen për aftësinë për t’u përballur me procese të gjata për vite, në rrjetet kazinosh, kanë invesitme ne hotele, e te tjera, në disa vende…
Kanë qenë dy nga Republika e Shqipërisë atje dhe Belinda Balluku pa dashje e tha sot “në atë takim nuk ka qenë asnjë nga ne këtu”, nga ata në kabinet. Asnjë nga ky kabinet nuk ka qenë, është ish ai që ka qenë atje dhe tjetri është siç mundohet ta shpjegoj gazetari italian. Ai takimi atje nuk është marrëveshje kokaine në Aruba, është një lloj marrëveshje, kontakti, për projekte investimesh dhe për pastrimin e parave. Takimi është në kohën kur funksiononte Sky Ecc. Përgjime direkte nuk ka, ndryshe do ishte bërë hataja.