Një pamje e veçantë dhe ndoshta e rrallë për Shqipërinë! Kështu është ajo që ka ndodhur sot në Komisionin parlamentar për Burimet Natyrore në Kuvend, teksa deputetja Ilva Gjuzi ka shkuar në seancë me fëmijën në kraharor.
Veprimi ka marrë vëmendjen e kolegeve por dhe të stafit të Kuvendit, të cilat gjatë këtyre viteve kanë parë deputetë e ministra teksa marrin fëmijët e tyre në punë, por ky rast i deputetes socialiste është vërtet i veçantë.
Foshnja e porsalindur nuk mund të qëndrojë larg nënës dhe Ilva Gjuzi ka vendosur të marrë me vete. Përveç momenteve të ëmbla, deputetët nuk e kanë kursyer edhe humorin me kolegen, duke i thënë se foshnja nuk mund të përfshihej në votim.