Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, rrugëtimi i Gerta Gixharit në “Big Brother VIP Albania” ka përfunduar pak përpara finales.
Edhe pse nuk arriti të shpallet finaliste, Gerta është larguar nga formati me kokën lart dhe zemrën plot falënderim.
Burime te sigurta per median tone zbulojne qe Finaliste ishte caktuar te ishte Gerta, por shpulla e Gjestit ndryshoi lojen ne minutat e fundit, dhe Big Brother per te mbajtur lart shikueshmerine vendosi te kalonte Eglin ne finale.
Kjo u kuptua dhe nga reagimi i Eglit e cila ishte shume e emocionuar dhe e shokuar qe arriti ne finale.
Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ndau me ndjekësit e saj fjalët e para pas daljes:
“Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj. Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund.
Një falenderim i veçantë shkon për produksionin, që më dha mundësinë të isha pjesë e formatit më të ndjekur në Shqipëri “BBVA”, sepse unë kam fituar gjënë më të rëndësishme që është DASHURIA E PUBLIKUT”.